Basha: Rishikimi i buxhetit, minë me sahat

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot qeverinë Rama se po kërkon ta paraqesë vendin në krizë ekonomike. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha u shpreh se askush nuk ka pritur këtë ndryshim të buxhetit që paraqet rënien më drastike dhe thellimit me dorë të rëndë të borxhit publik.

“Askush nuk ka pritur këtë ndryshim të buxhetit që paraqet rënien më drastike dhe thellimit me dorë të rëndë të borxhit publik. Ata që u çorrën kur ishin në opozitë për borxhin, dhanë lajme të rreme duke e paraqitur borxhin si gogol dhe thanë se me të ardhur në pushtet këtij gogoli do ti vinin fre tani po e trefishojnë duke marrë borxh afro 40 miliard lekë” tha Basha.

Sipas tij, akti normativ për buxhetin është i paligjshëm dhe se opozita e qytetarët do të jenë në këmbë për të parë se kui do të pëfundojnë paratë që vidhen nga ky akt.

“PD, opozita, mbare qytetaret duhet te jene ne kembe per te pare se ku do te perfundoje kjo shume parash qe i vidhet me kete akt normativ buxhetit te perbahsket me justifikimin se nuk do te mblidhet. Pse keni ardhur ne pushtet zoterinj, kur jo se beni dot me mire, por planifikoni ta beni me keq. Ne duhet te jemi ne lartesine e misionit tone per ti thene ndal shkeljes se perseritur te ligjit, rritjes se borxhit, uljes arbitrare te te ardhurave dhe zhvatjes se tyre per xhepat e funksionorave”- tha Basha. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/qeveria-kerkon-ta-paraqese-vendin-ne-krize/129273/

Lajme të ngjashme

Back to top button