Filloi debati për plotësime të disa ligjeve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 74-të do ta vazhdojë debatin e filluar sipas Propozimit të shtuar të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese.
Gjatë debatit, opozita nënvizoi se nuk do ta mbështesë këtë vendim ligjor, me qëndrim se qëllimi bazë i ligjit është që të grumbullohen para në buxhet në ngarkesë të ekonomisë dhe qytetarëve. 
Sipas LSDM-së, me ndryshimet e plotësuara mes tjerash, mundësohet formimi për herë të parë i organit – Këshilli inspektues me çka, konsiderojnë, do të kryhet partizim i shërbimeve inspektuese në shtet.
Në rend dite të kësaj seance janë shumë Propozim-ligje për ratifikime të marrëveshjeve, mes të cilave edhe Marrëveshja ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës për hapjen e vendkalimit të ri kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar “Bellanoc – Stançiq”.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lizing, Propozim-ligjit për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë në bazë të të dhënave publike në investim të përhershëm në shoqatën Kombinati i duhanit SHA Prilep dhe propozim ligji i plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për furnizimet publike.

Në mesin e pikave janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendim marrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligjit për përmbarim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, që të dy në procedurë të shkurtuar dhe Propozim llogaria përmbyllëse e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button