Ivanov: Bashkëpunimi me Kinës në nivelin më të lartë

Bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës sot është në nivelin më të lartë të zhvillimit, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, me trend të përforcimit dhe intensifikimit, për çka flasin edhe takimet gjithnjë e më të shpeshta në nivel të lartë, theksoi presidenti Gjorge Ivanov në pritjen në Pekin me rastin e shënimit të 20 viteve nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Baza për bashkëpunim, siç theksoi, është në vlerat e ndara të dy kulturave.

“Paqja dhe politika paqesore janë ide-udhëheqëse të dy shteteve. Secili në mënyrën e vet, Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës kontribuojnë ndaj ndërtimit dhe mbajtjes së paqes botërore”, tha Ivanov.

Ai, siç njoftoi raportuesi i MIA-s, shtoi se dy shtetet miqësore mes vete përkrahen edhe në planin multilateral në aktivitetet e jashtme-politike dhe kandidaturat për organizatat ndërkombëtare, trupat dhe organet e tyre.

Duke u përqëndruar në bashkëpunimit në planin ekonomik, presidenti i Maqedonisë tha se Republika e Maqedonisë e njohu dhe e pranoi përkrahjen e ofruar nga Qeveria kineze për zhvillimin e infrastrukturës të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button