Recension: Vëndoni karburant: Nga e hëna do t’ju kushtojë 150 denarë më shtrenjtë

Ky është tekst që ka matematikë të mbrapshtë. Përndryshe, artikulli ka një qëllim të vetëm, e ai është të ketë sa më tepër klikime. Asgjë tjetër nuk është me rëndësi. Këtë e tregon edhe titulli, i cili qëllimisht është i tillë, që ta tërheqë vëmendjen, mirëpo, si duket, ka pasur efekt të kundërt. Kështu, në lexim të parë del se teksti është i gabuar, që është larg gazetarisë profesionale.

naftaLinku deri te artikulli oirgjinal: Vëndoni karburant: Nga e hëna do t’ju kushtojë 150 denarë më shtrenjtë

Data dhe koha e publikimit: 29.04.2015, 14:27

Data e recensionit: 04.05.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

MATEMATIKË E KEQE

Qëkur ekziston gazetaria, dihet se detyrë e saj e parë është të përcjellë informata në mënyrë të saktë dhe të vërtetë. Mirëpo, në këtë tekst, shihet se nuk është menduar në atë mënyrë. Edhe pse më poshtë në tekst (diku nga fundi) do t’u bëhet e qartë se çka ka dashur të thotë autori i këtij teksti, megjithatë, ky është tekst me matematikë të mbrapshtë. Në tekst është thënë se karburantet nga e hëna do t’u kushtojnë 150 denarë më shumë, që nuk është e vërtetë. Është e vërtetë se aq më tepër do t’u kushtojë karburanti në qoftë se e mbushni rezervoarin me 50 litra. Kjo është e vërteta. Mirëpo, kjo nuk është thënë në titull, por është vënë nga fundi i tekstit. Kështu, me këtë titull del se një litër karburant do të kushtojë 150 denarë, që është larg të vërtetës.

Gjëja e dytë e pavërtetë është ajo se ky shtrenjtim nuk është i njëjtë për të gjitha llojet e karburanteve. Benzinet, nafta dhe gazi kanë çmime të ndryshme për një litër, dhe me vetë këtë edhe rezervoari i plotë (po të supozohet se është me madhësi prej rreth 50 litrash) do t’u kushtojë ndryshe, varësisht nga ajo se cilin karburant e përdorni.

Në tekst, të dhënat e tjera janë të vërteta dhe të sakta dhe kanë të bëjnë me çmimin e karburanteve për një litër. Ka statistikë që është marrë nga mediat e huaja, që është e relevante (France press).

Ky tekst (ashtu siç është publikuar) mund të shkaktojë brengosje te qytetarët, e kjo aspak nuk është punë e gazetarisë. Përkundrazi, gazetaria përpiqet të informojë në mënyrë të vërtetë dhe objektive. Kështu, kemi një lajm të pavërtetë, që nuk e ka vendin në medie, por, ndoshta në treg, ku matematika dhe e vërteta janë të zëna njëra me tjetrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button