Bujar Osmani: BDI nuk e lëshon Qeverinë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se BDI nuk do ta braktisë qeverinë aktuale por do të qëndroj për të tejkaluar krizën me të cilën ballafaqohet Maqedonia. Ai këto komente i bëri pas daljes nga qeveria të partisë maqedonase të Liljana Popovskës.

“Dalja e BDI-së prej Qeverie do të thotë destabilizim të mëtutujeshëm të shtetit, që është mënë krizë, me çka krijohen mundësitë që dikush të kidnapojë krizën dhe të sjell agjendat e veta që janë në kundërshtim me interesat shtetërore. Njerëzit reagojnë emocionalisht, por një parti serioze mendon racionalisht. Ne nuk e shohim interesin tonë afatshkurtër, nuk duam të fitojmë poena politike, por mendojmë në mënyrën racionale, e jo emocionale për të ruajtur stabilitetin e shtetit dhe të gjejmë zgjidhje institucionale të krizës”, thekson Osmani.

“Qytetarë na kanë zgjedhur për tu siguruar paqe, qetësi, vende pune, shkollim të mirë, të ardhme për të rinjtë. Integrim në NATO dhe BE. Dhe këto janë premisat tona.” shprehet ai për Portalb.

“Në duar të kujt ta lëmë fatin e shqiptarve po dolëm prej institucioneve?!” pyet Osmani.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mbajeni se po ju ik qeveria e sun e mbani mo. Per te vetmin qe kishim shum respekt ishe ti. E me ket situat ne te cilen qendron edhe me tej ne qeveri pot iken Respekti te njerzit. Mund te behesh edhe minister apo Kryeminister, por Njeri nuk bahesh me Post. Ik ti e tregoju qe je ashtu si te njohim ik lej let thejn qafen kriminelat tjer mes vete. Ik lej Allahi ti shkatron Zullumqaret mes vete.

  2. Pershendetje
    Te nderuar ,lexues edhe ju z Bujar politika e juaj e gabuar ne shume sfera te jetes politike dhe shoqerore ku dhe partia juaj eshte pjesmarese e ketyre veprime antishqipetare dhe antipopullore duke vrare burgosur dhe malltretuar popullin e vet dhe ju akoma po e mbeshtetni kjo eshte nje tradheti qe nuk kaperdihet koha e NIKOLLA CAUSHESKUT po afrohet por me vjen keq qe edhe ju jeni pjese e kesaj nomenklature politike.

Back to top button