Për shkak të punëve ndërtimore, do të bllokohen disa rrugë në Shkup

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se sot dhe nesër , për shkak të kryerjes se punëve ndërtimore do të jetë krejtësisht i mbyllur për komunikacion pjesa bulevardit Mitropolit Teodosij Gologanov prej te kryqëzimi me bulevardin 8 Shtatori deri te kryqëzimi me rrugën Moskoska.

Autobusët e transportit publik të qytetit te linjës me numrin 4A, në drejtim nga Qendra drejt Taftalixhe 2, do të rikazohen neper rrugën Franklin Ruzvelt, bulevardin Arradhat partizane dhe neper rrugën Moskovska. Në drejtim prej ne Taftalixhe 2 drejt Qendrës autobusët do te qarkullojnë në të njëjtën rrugë, në drejtimin e kundërt.
Autobusët e linjave 5 dhe 5A, në drejtim nga Qendra drejt Gjorçe Petrovit do të rikahezohen nëpër rrugë Franklin Ruzvelt dhe bulevardin Arradhat partizane dhe do te vazhdojnë neper trasenë e tyre, ndërsa ne drejtim të kundërt, nga Gjorçe Petrovi drejt Qendrës do të qarkullojnë neper bulevardin Arradhat partizane, rrugën Franklin Ruzvelt dhe do të vazhdojnë në trasenë e vet neper bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov, dhe do përdoren stacionet ekzistuese të autobusëve.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i përmbahen sinjalizimit të vendosur rrugor.

Lajme të ngjashme

Back to top button