Humb jetën një punëtor ndërtimi në Gostivar

Një punëtor ka humbur jetën pasdite pasi që është rrëzuar nga objekti, në të cilin janë kryer punët ndërtimore në lagjen Pitarnicë në Gostivar.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga Gostivari, banor i lagjes Cigllana, i cili me disa persona të tjerë ka kryer punë ndërtimore në çatinë e shtëpisë. Pas rrëzimit është thirrur edhe ndihma e shpejtë, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, e cila me siguri është shkaktuar nga lëndimet e marra gjatë sulmit.

Nga SPB Tetovë konfirmojnë se tek ata është denoncuar rasti dhe se ekipi i tyre është dërguar për ekspertizë.

Për shkaqet që kanë sjellur deri në fatkeqësi paralajmëron pas eksperrizës, e cila vijon, ndëra e kryejnë prokurori publik, ekipi i krim teknikës dhe një inspektor shtetëror i punës.

Këtë vit ky është rasti i dytë tragjik nga katër aksidentet e regjistruara gjatë punës. Vitin e kaluar, në rrethinën e Gostivarit ka pasur 20 fatkeqësi, në të cilat janë lënduar po kaq punëtorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button