Zyrtare: Ylli i PSV tek Unitedi
![Memphis Depay](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/05/Memphis-Depay.jpg?fit=1920%2C1080&ssl=1)
Manchester United ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ri. Fjala është për yllin e klubit holandez, PSV, Memphis Depay.
“PSV dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Memphis ” thuhet në njoftimin e klubit holandez.
“Edhe Memphis (21) ka rënë dakord me Manchester United. Të gjitha formalitetet do të shqyrtohen me kujdes në ditët e ardhshme, dhe lojtari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore”, përfundon njoftimi.