A do të kenë transport publik falas studentët?

Peticioni online për Transport falas publik për studentët ka filluar qysh në vitin 2012. Ndërsa akoma mbetet vetëm një iniciativë të cilës ‘ndoshta’ i duhet edhe shumë kohë për tu bërë realitet.

Në këtë peticion online nënshkrimin e tyre e kanë dhënë mëse 10 mijë qytetarë dhe student.

Kryetari i Lidhjes së studentëve të Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’, ka kërkuar që transporti falas të jetë prej Shtëpive studentore deri tek fakulteti dhe një linjë e posacme që do ti lidh objektet kyqe për studentët.

Ndryshe studentët prej 20 maj deri më 20 korrik kanë realizuar fazën e parë të fushatës‘Duam transport publik falas’, ndërsa tani duhet të fillojnë me fazën e dytë.

Disa vite me radhë nxënësit e shkollave të mesme transportin publik e shfrytëzojnë falas, ndërsa nga viti i kaluar, pensionistët me vendim të Qytetit të Shkupit, dy herë në javë këtë të drejtë e kanë dy herë në javë.

Iniciativës iu kanë bashkangjitur edhe studentët shqiptarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button