Analizë: Kush humbi në këtë merkato?

Pasi dje përfundoi edhe zyrarisht afati kalimtar veror, Portalb sjell një analizë, ku mundohet të shpalosë klubet apo lojtarët të cilët nuk kanë përfituar dhe shumë nga kjo merkato që lam pas.

PSG

Ndoshta mund të befasoheni që në këtë listë jeni duke e parë, PSG-në e cila ka transferuar disa lojtarë ku veçohet, Edinson Cavani, mirëpo kjo merkato nuk i ka ndihmuar skuadrës franceze vetëm për të mirë. Ata kanë humbur trajnerin Carlo Ancelotti dhe drejtorin sportiv Leonardon. Trajneri i ri, Laurent Blanc nuk po arrin të gjej një formacion të duhur për skuadrën, pasi Lavezzi, Pasteo dhe Menez pothuajse në secilën lojë janë duke luajtur në pozitat që nuk i kanë luajtur më parë. Gjithashtu PSG nuk ka arritur të fitojë ndeshjet e para në Ligue 1, që do të thotë se skuadra e saj është raskapitur gjatë kësaj vere.

Barcelona

Përpos transferimit të Neymar, Barcelona nuk ka bërë diçka tjetër të madhe gjatë kësaj vere. Ata kanë shitur lojtarë si David Villa dhe Thiago, teksa gjatë tërë verës kanë kërkuar një qendër mbrojtës të fortë, dhe nuk kanë arritur ta transferojnë një të tillë. Blaugranët kanë dështuar në transferimet e lojtarëve, si Thiago Silva, David Luiz, Daniel Agger, Jan Vertonghen, dhe tashmë ata do të kërkojnë të maten me klubet e mëdha si Bayerni, Reali, Chelsea, Juventus në Ligën e Kampionëve me një mbrojtje të përbërë nga veterani Puyol, i përkrahur me Mascheranon dhe Pique, që pritet të jetë një mbrojtje jo dhe shumë stabile.

AC Milan

Të gjithë fansat e Rosonerëve, i kanë ‘mbyllur’ sytë të tejet të lumtur, pas transferimit të Kakas, mirëpo askush nuk është duke e menduar se Rosonerët nuk kanë bërë diçka tjetër më të madhe në këtë merkato. Rosonerët kanë dështuar në tentimet për transferimin e Keissuke Hondas dhe disa lojtarëve të tjerë, duke e lënë skuadrën në situatë jo shumë stabile, dhe kjo gjë u vërtetua që në ndeshjen e parë kundër Veronës. Milani pritet që mos t’ia ndalë mbanë shumë mirë deri në fund të sezonit, me skuadrën aktuale, duke marrë parasysh rivalët si Juventusi, Napoli, Fiorentina dhe Roma të cilët kanë krijuar super skuadra.

Manchester United

Djajtë nuk kanë bërë asgjë gjatë tërë merkatos, teksa në minutën e fundit të saj arritën të transferojnë Marouane Fellainin. Ata dështuan në blerjen e Andre Herreras, Leighton Baines dhe Fabio Coentraos, duke lënë një pikëpyetje të madhe për formën që do të kalojë së paku deri në janarin e vitit të ardhshëm. Skuadrat tjera në Premier League janë forcuar shumë, ku vlen të përmendet Chelsea dhe Liverpooli. Djajtë me skuadrën e aktuale të lënë nga Fergusoni, pritet të kenë mjaftë probleme gjatë tërë sezonit.

Julio Cesar

Të gjithë jemi të zënë me skuadrat tona të preferuara, dhe askush nuk është duke e menduar se një portier i kalibrit të lartë, si Julio Cesar ka mbetur te skuadra që luan në ligën e dytë angleze, QPR. Për portierin, gjatë këtij sezoni kanë qenë të interesuar shumë skuadra, por ai nuk arriti që të transferohet në ndonjë top klub. Arsenali tentoi disa herë për Cesarin, mirëpo në fund Gunners vendosen të sigurojnë shërbimet e portierit të Palermos, Vivianos./ Portalb

Po ju lexues të nderruar si mendoni? A duhet bërë ndonjë ndryshim në këtë listë apo jo? Shprehuni në hapësirën për komente…

Lajme të ngjashme

Back to top button