Pasdite ndërprerje prej një ore e komunikacionit në rrugën Kërçovë­-Ohër

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë për sot nga ora 16:00 deri në orën 17:00 paralajmëroi ndërprerje të komunikacionit në rrugën Kërçovë­-Ohër te vendi Lavçansko leçishte, ku në këtë periudhë do të kryhen punë ndërtimore (minim).

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor Prilep-Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku ende është në ndërprerje. Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit. Ende është i vështirësuar komunikacioni në rrugën Prilep-Vitolishtë dhe Prilep­-Makedonski Brod, për shkak të rrëshqitjes së tokës gjegjësisht prishjes së asfaltit në rrugë . Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi -Udovë, Koçan­-Dellçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button