Milani filloi bisedimet me Ibrahimoviçin

Gianluca Di Marzio ka sot një lajm të mirë për tifozët e Milanit. Eksperti i njohur i transfereve në futbollin evropian ka njoftuar sot se Milani edhe zyrtarisht ka nisur bisedimet me Zllatan Ibrahimoviçin për rikthimin e tij të mundshëm te kjo skuadër.

Galliani është takuar me agjentin e futbollistit, Mino Raiolan ku janë diskutuar detajet e marrëveshjes. Milani i ka ofruar Ibrës kontratë 3 vjeçare, por që problemi kryesor është tek të ardhurat e tij.

Kjo pasi që futbollisti te PSG fiton 14 milion euro në vit, dhe te Milani me ofertën e re ai do të përfitoi vetëm 7 milion euro në vit.
Largimi i Ibrës nga PSG duket i sigurtë pasi që ka humbur respektin në Francë.

Lajme të ngjashme

Back to top button