Poposki: Ahmeti në takim privat në Athinë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, vizitën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Athinë e ka konsideruar si takim privat për të cilin takim ka protokol adekuat dhe nuk do të marrë pjesë ambasadori i Maqedonisë në Athinë.

“Mendoj se është me interes që të gjithë që merren me politik në Maqedoni të dëgjojnë kërkesat ose pritshmërritë  me të cilët ballafaqohemi nga ana e atyre që përcaktohen se  sa shpejtë dhe si mund të hyjmë në NATO dhe UE. Mendojë se mund të jetë me interes nëse cdo kush i dëgjon ato argumente dhe të mund të gjejë logjik në to”, tha Nikolla Popoksi. Ai potencoi nevojën e ngritjes së nivelit të bisedimeve ndërmjet Athinës dhe Shkupit.

“Është shumë me rëndësi për ne që të ekzistojë një komunikim i hapur në nivel politikë  për një çështje, e cila na është imponuar jashtë kornizave juridike dhe jashtë obligimeve të cilat duhet t’i përmbushim për anëtarësim në NATO dhe BE. Pikërisht në këtë kontekst ishte adresuar kërkesa për takime në nivel kryeministrash, në kuadër të dialogut që zhvillohet në OKB”, ka deklaruar Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button