Mesazhi i Gruevskit për Fylen: Qëndrojmë pas raportit

Kryeminsitri Nikolla Gruevski dërgoi letër deri të eurokomesari Shtefan Fyle, të cilin e informoi për rrjedhën e bisedimeve që u zhvilluan në Komisionin ad hok për ndricimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit. 

Gruevski shkruan se me sukses i tejkaluan sfidat të cilët qëndronin në rrugën e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit  dhe në nivel të detyrës për miratimin e raportit të Komisionit.

“Edhe pse përfaqësuesit e VMRO-së, në aktin e nënshkrimit të raportit vendosën vërejtjet e tyre për kualifikimet juridike, dua të theksojë se qëndrojmë mbas implementimit  të rekomandimeve të raportit. Për këtë qëllim menjëherë formuam grupi punues për implementimin e rekomandimeve, të cilët do të sjellin stabilitet politik në shoqëri” shkruan kryeministri  Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button