Berisha: Liria e medias në Shqipëri, në rrezik

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në Facebook ka uruar të gjithë punonjësit dhe pronarët e mediave për Ditën e Lirisë së shtypit.

Berisha tha se falenderon zërin e lirë të të gjithë gazetarëve, editorialistëve dhe opinionistëve në vend, të cilët, sipas tij, punojnë në një realitet të ashpër, përballë një shteti policor.

Ja çfarë shkruan Sali Berisha për Ditën e Lirisë së shtypit

Sot dita e lirise se shtypit!

Te dashur miq, sot eshte dita boterore e lirise se shtypit. Me kete rast le te perulemi ne me nderimin me te thelle para te gjithe atyre martireve te fjales se lire qe rane ne te kater anet e planetit, ne zonat e konflikteve me te egra, por dhe ne vendet e regjimeve diktatoriale per te informuar boten per zhvillimet e atyshme dramatike.

Une shfrytezoj kete dite per te uruar perzemersisht dhe shprehur mirenjohjen me te thelle ndaj te gjithe atyre, gazetareve, editorialistve, drejtuesve, pronareve te mediave, qe perkundrejt kercenimeve te gjithanshme te shtetit policor bejne cdo ore dhe cdo dite transparencen e zhvillimeve te regjimit policor, mbrojne ne kushte te nje presioni policesk interesin publik dhe kombetar. Gezuar per te gjithe ju kete dite te shenuar per te gjithe ata qe i besojne lirise dhe vlerave te saj! sb.

Lajme të ngjashme

Back to top button