Incident në Nju Jork, qëllohet një polic
Polici i veshur civil, i cili u qëllua me plumb në kokë një ditë më parë në Queens të Nju Jorkut, mbetet në gjendje kritike për jetën.
25-vjeçari Brian Moore u qëllua teksa përpiqej të merrte në pyetje një të dyshuar, nga makina ku ndodhej ai dhe kolegu i tij, gjithashtu polic.
I dyshuari për ngjarjen, Demitrius Blackwell u prangos rreth një orë pas incidentit. Policët i ishin afruar, pas dyshimeve se Blackwell kishte me vete një armë, por agresori ka hapur zjarr menjëherë pa u lënë kohë të reagojnë. / TCH