Klandestinët, shpëtohet një tjetër anije me 3700 emigrantë
Gati 3700 emigrantë janë shpëtuar gjatë fundjavës nga anijet, me të cilat ishin nisur nga brigjet e Libisë.
jë zëdhënës i Rojes Bregdetare italiane, i cili përcolli dhe shifrën në fjalë, thotë se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. Të gjithë personat e shpëtuar u dërguan në Itali.
Nga sa sqarojnë autoritetet italiane, emigrantët janë shpëtuar nga anijet e Marinës italiane dhe ato të asaj franceze, përgjatë 17 operacioneve të ndryshme. / TCH