De Biasi: Në Slloveni e Islandë për dy fitore

Kombëtarja shqiptare hyn në javën më të rëndësishme të historisë së saj, pasi ëprpara janë dy ndeshje të cilat mund të vendosin fatin e këtyre eleminatore për djemtë e De Biazit. Dy transferta, e para në Slloveni dhe e dyta në Islandë, janë të rëndësishme pasi luajmë ndaj kundërshtarëve direkt për vendin e dytë në grupin E. Dhe duke qënë se në këto momente ruajmë vendin e dytë, këto 180 minuta marin një vlerë të jashtëzakonshme, që mund të sjellë dhe një presion në rritje për skuadrën. Për trajnerin De Biazi grupi është në gjendje të përballojë këtë situatë, pasi e ka treguar këtë edhe gjatë sezonit.

“Besoj se skuadra ka treguar rritje në personalitet dhe se di të menaxhoje situatën. Është një grup i mirë futbollistësh që di të përballet me kundërshtarin ashtu sic do të kemi dy ndeshjet e radhës me Slloveninë dhe Islandën”, raporton supersport.al

” Përtej këtij momenti të rëndësishëm, skuadra ka treguar në ndeshjet e mëparshme dëshirën me të cilën kërkon të ndjekë ëndrrën për të arritur në botëror. Mendoj se cdo ndeshje ka historinë e vet dhe duhet pregatitur në mënyrën e duhur. Ne Slloveninë e njohim mirë dhe kemi parë edhe ndeshjen e fundit ndaj Islandës. Ka skuadër të mirë por si cdo ekip ka pikët e forta dhe të dobëta. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë këtë të fundit”.

Trajneri italian nuk e ka të plotë skuadrën për arsye të ndryshme, dëmtimi apo mosaktivizimi. Italiani ndjen keqardhje por nuk kthen kokën pas, duke vlerësuar futbollsitët që ka në dispozicion për këto dy ndeshje.

“Më vjen keq që mungojnë disa futbollistë ashtu si dhe atyre i vjen keq për këtë mungesë, pasi dëshiron të ishin gati për skaudrën. Por e thashë që shkojmë në këto ndeshje duke ditur limitet tona dhe për të marë pikë të rëndësishme”.

“E rëndësishme është të bëjmë dy rezultate pozitive, nëse arrijmë dy fitore apo barazime pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të lëmë pas kundërshtarët por e kam thënë që nuk kënaqem me rezultat minimal por luajmë për maksimal. E kemi kualitetin dhe gabimi do të jetë nëse nuk pregatitemi mirë por skuadra deri tani nuk ma ka dhënë këtë përshtypje. Kemi patur vazhdimësi në lojë dhe rezultate gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kjo skuadër është rritur në kualitet dhe në vetëbesimin tek forcat e veta”.

Gjithashtu De Biazi u ndal edhe tek situata e futbollsitëve të vecantë, duke vlerësuar kalimin e portierit Etrit Berisha tek Lacio. Në të njtëjtën kohë numri një i stolit kuqezi ndjen si të rëndësishme mungesën e Bogdanit, një njeri që i jep shumë skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button