Sela u kërcënua për shkollën shqipe në Podgorcë

Kryetari i Komunës së Strugës, Zijadin Sela ka vizituar shkollën e Podgorcës ku shqiptarëve me vendim të Ministrisë nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën e tyre sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve kështu që nuk i plotëson kushtet ligjore për të funksionuar.

Me këtë rast Sela theksoi se “ose do të ketë shkollë shqipe edhe në Podgorcë, ose nuk do të ketë as në Strugë, Veleshtë, Ladorisht dhe vendbanimet e tjera shqiptare” . Ai tha se Komuna e Strugës nuk ka asgjë kundër të funksionojë paralelja shqipe në këtë shkollë.

“Jam i vendosur të qëndroj bashkë me nxënësit dhe prindërit shqiptar në Podgorcë derisa kjo çështje të zgjidhet. Zgjodha të vij në Podgorcë në paralelen problematike të cilën sistemi nuk e lejon të funksionojë, erdha këtu për të garantuar se unë do të jem bashkë me ata. Nëse është nevoja ne do t’i sjellim edhe fëmijët tanë të mësojnë në Podgorcë vetëm e vetëm që kjo paralele të gjejë rrugën. Jam këtu t’i respektoj ligjet dhe në Kushtetutë thuhet se është prindi ai qe e vendos se në çfarë gjuhe do të mësojë fëmija e tij. Prindërit e fëmijëve të Podgorcës kanë vendosur të mësohet në gjuhen shqipe” tha ai.

Sela tha se pret qe drejtori aktual i shkollës së Podgorcës ta ndryshojë statusin e dhe ta beje atë shkolle dygjuhëshe, në të kundërtën do ta shkarkoje drejtorin nga funksioni edhe përkundër emërimit te tij nga Ministria e Arsimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button