Prej sot nuk vlen masa për import të kushtëzuar të grurit

Masa mbrojtëse për import të kushtëzuar të grurit prej sot nuk është në fuqi. Qeveria vendosi ta shfuqizojë pasi vlerësoi se tregu është stabilizuar dhe se janë tejkaluar të gjitha sfidat të cilat mund të shkaktojnë shkelje eventuale.

Së shpejti, deri në fund të gjysmës së parë të këtij muaji, pritet të shfuqizohet edhe masa për import të kushtëzuar të miellit sepse edhe ky segment i tregut është stabilizuar.

Masa u vendos më 1 korrik të këtij viti që të mbrohet prodhimtaria vendore dhe duhej të vlejë deri më 31  dhjetor nëse paraprakisht nuk krijohen kushte për shfuqizimin e saj. Parashikonte që për një kilogram grurë të importuar të blihen tre kilogramë drrith vendor, ndërsa për një kilogram miell të importuar katër kilogram grurë.

Pas vendosjes së masës reagoi Serbia e cila në Maqedoni në vit importon rreth 50.000 ton grurë dhe deri 40.000 ton miell.

Lajme të ngjashme

Back to top button