“Reaktor” promovon ueb faqen kundër diskriminimit të punëtorëve

Me rastin e 1 Majit, Ditës ndërkombëtare të punëtorëve, dhe me qëllim nxitjen për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve “Reaktor-Hulumtimi në aksion”, e ka publikuar ueb faqen “Paraqit diskriminimin”.

Kjo platformë është kundër diskriminimit në vendin e  punës dhe diskriminimit gjatë gjetjes së punës, punësimit apo lidhur me punën.

Platforma mundëson që në mënyrë anonime të paraqitet diskriminimi.

Qëllimi është që situatat dhe shkelja e të drejtave të punëtorëve që shpesh kalojnë pa u vërejtur, të grumbullohen në një vend dhe të kryhen analiza për të njëjtat.

Lajme të ngjashme

Back to top button