Shkup, protestat e 1 majit para Qeverisë, “Hajna” dhe “Kriminel”

Sot në Shkup u mbajtën dy protesta me rastin e 1 majit, Ditës së punëtorëve, gjegjësisht me kauzë kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, dhe Lidhja e nënshkruesve të Kartës për solidaritet. LSM-ja kërkoi firmosjen e marrëveshjeve kolektive edhe në sektorin privat dhe ofrimin e masave të sigurisë në punë.

Karta për Solidaritet dhe Mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve mbajti marshin e quajtur “marsh i solidaritetit” që filloi para përmendores së Sindikatave midis dy luftërave botërore, në afërsi të vend ndalimit të autobusëve në ‘Jugodrvo’, vazhdoi drejt Parlamentit, ministrisë së punës dhe politikës sociale, ndërsa do të përfundoi para Qeverisë. Protestuesit bërtisnin “Hajna” para Qeverisë.

Protesta 1 maj 2015, Shkup
Protesta 1 maj 2015, Shkup

Parullat në pankartat e protestuesve kishin porositë  “Deri kur politikanët do të jetojnë jetë ideale, ndërsa punëtorët në mënyrë kriminele”, “ Sa më shumë kuzhina politike, aq më shumë të uritur”.

Liljana Gerogievska, lider i punëtorëve të falimentuar iu drejtua qeverisë dhe kreut të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

“Qeveria po ndërrohet, njerëzit në Qeveri po ndryshohen, kështu që zotëri Zhivko nuk do të jeni edhe gjatë kohë në krye të Lidhjes së Sindikatave. Ky është problemi më i madh për neve punëtorët e falimentuar. Jemi të injoruar nga Qeveria, të injoruar nga Lidhja e Sindikatave, nuk u gjet mirëkuptim as sot të na thirrnit te to”, tha Gerogievska.

Profesori i historisë, Risto Nikoleski, si përfaqësues i Plenumit të arsimtarëve tha se është një mjerim se si sillet Qeveria ndaj qytetarëve të saj.

“Vetëm një fytyrë e mbushur me urrejtje mund të flas me sarkazëm me nxënësit”, tha ai.

Protesta 1 maj 2015, Shkup
Protesta 1 maj 2015, Shkup

Nga ana tjetër, Kryetari i LSM-së Zhivko Mitrevski pohon se 5 vitet e fundit, LSM-ja ka bërë shumë për të drejtat e punëtorëve.

“Bëhet fjalë për pikëpamje të ndryshme për të drejtat. Ne çdo here, bashkë edhe me Kartën për Solidaritet, edhe me Sindikatat e tjera, Këshillin social-ekonomik çdoherë shkojmë me kërkesa konkrete dhe realizime. Këtë e tregon edhe periudha në 5 vitet e fundit. Vitin e parë kishim fushatë për mobilizimin dhe organizimin e anëtarësisë së re, vitin e dytë për miratimin e Ligjit për pagë minimale dhe ai u miratua, vitin tjetër Ligji për mobing dhe ai u miratua. Bëhet fjalë për aktivitete konkrete në Ligjin për marrëdhënie pune”, tha Zhivko Mitrevski, kryetar i LSM-së.

Protesta mbaroi në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.

Shkup, Policia e Maqedonise, protesta per 1 maj 2015
Shkup, Policia e Maqedonise, protesta per 1 maj 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button