“Status i barabartë ose federalizim për shqiptarët në Maqedoni”

Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, Joe Dioguardi kërkon që të përmirësohet statusi i shqiptarëve në Maqedoni.

Ai në një prononcim për agjencinë e lajmeve INA deklaroi se qëndrimi i tij është i qartë se shqiptarët nuk kanë arritur të realizojnë të drejtat e tyre që i takojnë si popull i barabartë dhe se ai kërkon që administrata amerikane të ndjekë me vëmendjen zhvillimet në këtë vend.

“Unë theksova qëndrimet e mija dhe pikat e parashtruara se shqiptarët në Maqedoni nuk janë mirë dhe se ata duhet të trajtohen si partner të barabartë dhe kjo të arrihet përmes hartimit të një kushtetute të re. Në rast se nuk do të ndodhin këto ndryshime, ne duhet të ndeshemi me opsionin e federalizmit, i cili do t’u lejonte shqiptarëve të kenë kontroll administrativ, social, dhe financiar të fatit të tyre si pjesë e një federate maqedonase të përbërë nga shqiptarët etnik dhe maqedonasit”, deklaroi ish-kongresmeni DioGuardi i cili raportoi në Kongres për zhvillime në Ballkan dhe gjendjen e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe trevat e tjera.

Duke u pyetur lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe mosrealizimin e saj për mbi 13 vite deri tani nga qeveritë e Shkupit, DioGuardi përsëriti faktin se kjo “Marrëveshje ka dështuar për faqe të zezë”.

Ai ka premtuar se do të vazhdojë të alarmojë dhe sqaroj diskriminimin apo siç e quan ai ‘aparteidin’ kundër 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni nga palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë të korruptuar”

Lajme të ngjashme

Back to top button