Sot autobusët me orar të ndryshuar

Nga ndërmarrja transportuese Autobusët e qytetit të Shkupit infromojnë se sot, me rastin e 1 Majit, do të ketë regjim të ri të orarit të autobusëve.

‘I informojmë të gjithë shfrytëzuesit e tranportit urban se më 1 Maj 2015 (e premte), autobusët do të qarkullojnë me orar të së dielës përpos linjave të cilat shkojnë në Katllanovë, Vodno e Mesme, Matkë, Saraj të cilat frekuentohen më së shpeshti në raste si 1 Maji’ thonë nga NQP Shkup.

Të gjitha informacionet në lidhje me orarin e autobusëve, qytetarët mund ti gjejnë edhe në jsp.com.mk apo në linjën kujdestare të telefonit 023173224.

Lajme të ngjashme

Back to top button