Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat 12 orë pas tërmetit në Nepal

Përveç Pemba Lamas, 15-vjeçarit që u nxorr i gjallë nga rrënojat e një shtëpie në Katmandu, një ekip i përzier nepalezo-izraelit shpëtoi, 128 orë pas tërmetit edhe një grua 24-vjeçare.

”Bëhet fjalë për Krishna Devi Khadka”, njoftoi sot gazeta nepaleze ”Kantipur”.

Edhe Krishna ishte bllokuar në një shtëpi në fshatin Gongabu, jo larg kryeqytetit”, shtoi gazeta.

Gruaja është dërguar në spital dhe nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë, numri i viktimave pas tërmetit në Nepal arriti në 6 198 dhe i të plagosurve në 13 827 persona./ANSA

Lajme të ngjashme

Back to top button