Nepal, zhduket avioni me 22 persona në bord

Një aeroplan privat me 22 persona në bord është zhdukur në Nepal, thanë zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni Otter 9N-AET që i përkiste linjës Tara Air u ngrit nga qyteti Pokhara.

Fanindra Mani Pokharel, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme, tha për AA se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi.

“Në aeroplan ishin 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit”, tha ai, duke shtuar se helikopterë janë nisur për ta gjetur atë.

Pokharel tha gjithashtu se avioni humbi kontaktin sot në mëngjes pasi u ngrit nga aeroporti.

English Daily Kathmandu Post raportoi se disa shtetas indianë ishin gjithashtu në bordin e avionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button