Persona të maskuar tmerrojnë çiftin nga Gostivari

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me pushkë automatike mbrëmë afër mesnatës, kanë hyrë në shtëpinë e personit me iniciale A. A. , 69 vjeçar nga fshati Banjicë  e poshtme duke e plaçkitur dhe duke i marrë sende gjithsej me vlerë prej  15. 000 euro.

Personat e maskuar, kanë lidhur personin A.  A dhe gruan e tij N. A e kanë kontrolluar shtëpinë dhe më pas kanë marrë 13 mijë euro  300 dollarë amerikan dhe sasi ari.

Pas një kohe, i zoti i shtëpisë ka arritur të lirohet dhe ka thirrur fqinjët  e tij duke e lajmëruar rastin në polici. Ekipi policor pranë njësisë rajonale në Tetovë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë masa për ndriçimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button