Delegacion nga Stambolli në komunën e Strugës

Sot me fillim në orën 14:00 , në Komunën e Strugës arriti një delegacion nga Komuna e Byjykçekmexhe e Stambollit të udhëhequr nga Kryetari Dr. Hasan Akgun.

Delegacionin e priti Kryetari i Këshillit të Strugës Abdulla Qazimoski, shefat e administratës komunale dhe përfaqësues nga Këshilli i Komunës së Strugës.

Kryetari i Komunës së Strugës i uroi mirëseardhjen Kryetarit të Komunës së Byjykçekmexhe-së dhe e ftoi atë që menjëherë të nisin me bashkëpunimet në të gjitha sferat.

‘’ Më vjen mirë që gjendem këtu mes jush. Dua të them se ne jemi shumë të afërt me njëri tjetrin. E dini?! Në komunën time marrin pjesë në festivalet folklorike mjaft gurpe nga Maqedonia. Ndërsa , nga ana tjetër më duhet të them se egzsiton edhe një mëhallë e tërë me shqiptarë, një mëhallë e vjetër origjinale, ku jetojnë mbi 25 000 banorë me origjinë shqiptare, ku edhe sot quhet Arnaut Mahalla . Sigurisht që e dimë se Kryetari , Ziadin Sela ndodhet në Amerikë , por gjithsesi kam besimin se ne do të takohemi sërish‘’, u shpreh Kryetari i Komunës së Byjykçekmexhe-së.

Ngjarja më e rëndësishme e ditës pa dyshim se është nënshkrimi i Memorandumit për Binjakëzimin mes dy komunave, të cilat u nënshkuran nga kryetari Akgun dhe Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, Abdulla Qazimoski.

Kryetari , Abdulla Qazimoski i dhuroi mikut nga Stambolli pllakën protokollare të Komunës së Strugës dhe një pikturë me pejsazhin simbol të qytetit, me motive nga burimi i Drinit të Zi , kurse kryetari Akgun i dhuroi disa suvenire simbol të Byjykçekmexhe-së.

Më pas , Kryetari Qazimoski e shoqëroi Kryetarin e Byjykçekmexhe-së deri tek Xhamia e Qytetit, që tashmë është në rinovim e sipër , ku u takuan edhe me pëlrfaqësues të Myftinisë së Strugës.

Në fund, Delegacioni nga Byjykçekmexhe-ja e Stambollit vizituan Sh.M.K Ibrahim Themo, përkatësisht drejtorinë e saj dhe 3 paralele nga Gjuha Shqipe, Gjuha Turke dhe ajo Maqedonase.

Duhet thënë se ky është vetëm hapi i parë në bashkëpunimin mes komunave përkatëse dhe se kontribut kryesor për këtë lidhje ka strugani që prej vitesh jeton në Stamboll, intelektuali Kemal Akar, që rrjedh nga dera e Gavazëve të Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button