Dështon takimi mes MASH-it dhe Plenumit të nxënësve (FOTO)

Asgjë nga takimi mes Ministrisë së Arsimit dhe Plenumit të shkollave të mesme. Kërkesat e nxënësve që të kthehet matura shtetërore dhe të hiqet testimi ekstern, nuk pranohen. Ministria e Arsimit kërkon që të krijohen grupe të punës, për zgjidhjen e problemit, ndërsa heqja e testimit ekstern nuk diskutohet. Nxënësit thonë se nuk janë të kënaqur dhe se bojkoti dhe kampimi para ministrisë do të vazhdojë.

FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski

“Nuk kemi rezultat konkret dhe përgjigje konkrete se a do të realizohen të gjitha kërkesat tona. Ne vijmë këtu me shembuj konkret dhe jo për grupe të punës, puna e të cilave do të zgjasë me vite e vite. Ne kërkojmë zgjidhje konkrete të problemit. Bojkoti do të vazhdojë”, tha një përfaqësues i Plenumit.

FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski

Nga Ministria e Arsimit njoftuan se ne në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ministri Ademi do të dorëzojë propozimin për kthimin e konceptit të vjetër të maturës. Ndërkohë bojkoti vazhdon në disa shkolla nëpër qytete të ndryshme, si Shkup, Kumanovë, Tetovë, Ohër, Strumicë dhe Manastir.

 

FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Pèr hatèr tè kujt NA heshtim dhe i marrin n’qafè gjenerata tè tèra fèmijèsh , por edhe pedagog!?

Back to top button