Neziri: Shrytëzim më i madh i potencialeve për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Ministri i ekonomisë Bekim Neziri sot morri pjesë në Kuvendin Vjetor të rregulltë të Odës Ekonomike Maqedonase – Bullgare në të cilin u miratua plani i ri aksional me përkrahjen e aktiviteteve primare dhe të projekteve për ndërlidhje të përbashkët infrastrukturore përmes përfshirjes së kompanive të përbashkëta në ndërtimin  e tyre.

„Lidhshmëria e dy vendeve fqinjë, Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë bazohet në qëllime politike për fqinjësi të mirë, rritjen e vazhdueshme të vëllimit të bashkëpunimit ekonomik, projektet ndërkufitare dhe përkrahja e projekteve strategjike për ndërlidhjen infrastruktururore midis dy vendeve  sikurse ndërlidhja me autostradë dhe hekurudhë “, theksoi ministri Neziri duke shtuar se këmbimi i përgjithshëm tregtar midis dy vendeve për vitin e kaluar është 710 milionë dollarë që paraqet një rritje prej 2,7 % në krahasim me një vit më parë dhe se Bullgaria është partneri i 9-të tregtar në këmbimin e jashtëm tregtar.

Ministri në fjalimin e tij potencoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mënyrë aktive merr pjesë  në aktivitetet e kësaj ode ekonomike dhe i përcjell përpjekjet për përmirësimin e kushteve për këmbim më të madh midis dy vendeve dhe për paraqitje të përbashkët në tregje të treta, duke përshëndetur idenë për një prodhim të Ballkanit si brend i përbashkët në tregtinë globale i cili do të thotë edhe ndërlidhje më aktive e bashkësive të biznesit.

Ai përkujtoi projektin “Çarshia dhe miqtë”, në organizimin e të cilit kanë marr pjesë anëtarët e odës ekonomike – kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe në këtë mënyrë është inicuar ndëlidhjet kulturore – të biznesit me Çarshinë e Shkupit

Kryetari i odës Zoran Temelkovski theksoi se prioritet i odës është që Maqedonia dhe Bullgaria ti thellojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, mirëkuptimin ndërkufitar, miqësinë dhe mjediset vëllazërore, duke i bërë thirrje dy shteteve që sa më parë të nënshkruajnë Marrëveshjen për miqësi si një hap i guximshëm i tolerancës he respektit të ndërsjellë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Azeski potencoi se tani më ka filluar të intensifikohen aktivitetet midis dy vendeve në aspektin e ndërlidhjes rajonale, por edhe duhet të investohen edhe më shumë mjete për ndërlidhje më të mirë, sepse kjo paraqet bazë për bashkëpunim më të madh ekonomik.

„Roli jonë si odë vazhdon duke dhënë ide konstruktive dhe projekte duke u mbështet në energjinë tonë drejt realizimit të tyre dhe dhënien e projekteve për përkrahjen e proceseve eurointegruese”, dekalroi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menders Kuçi.

Në këtë kuvend paraqitje kishin edhe Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shkup Ivan Petkov, kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danela Arsovska dhe nënkryetari i Aleancës kosovare të Biznesit, Suad Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button