Neziri: Të gjithë po mundohen ta dëmtojnë BDI-në

Delegacion i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me vizitat nëpër shtabet zgjedhore në njësinë e parë zgjedhore, përkatësisht në komunën e Sarajit. Dje janë vizituar shtabet vendore në fshatin Bojanë, Bukoviç, Llaskarcë, Semenisht dhe Çajlanë ku kanë realizuar takim me anëtarët e shtabeve vendore.

Shefi i Shtabit, Bekim Neziri tha se qëllimi i këtyre takimeve  është që në mënyrë të drejtpërdrejt të bisedojnë me anëtarët e shtabeve vendore për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“E vetmja shpresë për shqiptarët ngelet BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti. Këto zgjedhje janë më të rëndësishme sepse të gjithë mundohen të dëmtojnë këtë subjekt por që nuk do t’ia arrin si partitë maqedonase ashtu edhe opozita shqiptare. Strategjia e bllokut maqedonas është të përçajë bllokun shqiptar, por s’do mund të arrijnë. BDI është subjekti politik me platformë serioze, platformë që më pas bëhet pjesë e Programit të qeverisë dhe realizohet në mandatin e ardhshëm”, tha Neziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button