Neziri tani ndihet më i lirë: BDI fillon fuqishëm me fushatën

BDI do të shkojë në zgjedhjet e 5 qershorit. Tani si kryetar shtabi kam kohë më shumë të merrem me fushatën, do të punojmë edhe më fuqishëm. Ministrat e rinj të BDI-së do të kenë përkrahjen maksimale. Kështu është përgjigjur kryetari i shtabit të BDI-së Bekim Neziri, në pyetjen e Portalb se a do të shkojë BDI në zgjedhjet e 5 qershorit.

Sot në Kuvend janë konstatuar dorëheqjet e ministrave të BDI-së. Ndërkaq, nesër pritet që të emërohen ministrat e rinj.

Pas prolongimit të zgjedhjeve të 24 prillit, si datë tjetër është përmendur 5 qershori.

Opozita dhe faktori ndërkombëtarë insistojnë që së pari duhet të plotësohen kushtet e pastaj të flitet për datën e zgjedhjeve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button