Sali Berisha i kthehet zanatit të mjekut

Në Forumin Global të Bakut që po zhvillohet këto ditë dhe që po trajton problemet e radikalizimit, ish-kryeministri Sali Berisha i është kthyer zanatit të tij si mjek apo lektor i mjekësisë.

Nuk bëhet fjalë për një tërheqje të tij të parakohshme nga politika, por thjesht për pjesëmarrjen në një seminar, ku edhe pse nuk ka folur për specialitetin e tij kardiologjinë, Berisha ka trajtuar problemet psiko-sociale që ndikojnë në fenomenin e radikalizimit.

Sikurse shkruante ai vetë në Facebook, dje pasdite ai ishte ne panelin drejtues dhe “mora fjalen ne nje nga seancat e Forumit Global te Bakut kushtuar “Radikalizimit”, kesaj dukurie komplekse qe perben bazen psikomendore te dhunes, terrorizmit dhe akteve te tij. Ne fjalen time u ndala ne spektrin e gjere te radikalizmit, format jo violente dhe violente te tij, shkaqet e tij, rolin e diskriminimit racial, fetar, perjashtimit social, varferise, poshterimit, lendimit te dinjitetit dhe faktoreve te tjere individual ne lindjen dhe zhvillimin e ketij fenomeni, qe sot eshte ndofta me i shtrire se asnje here me pare.

Ne kete ekspoze theksova se promovimi dhe respektimi i lirive dhe te drejtave njerezore, integrimi dhe kohezioni social, lufta kunder çdo lloj diskriminimi, dialogu nderkulturor dhe nderfetar, jane te nje rendesie te veçante ne parandalimin e kesaj dukurie problematike!”.

Lajme të ngjashme

Back to top button