Samsung rrëzon Apple

Kompania “Samsung” ka rrëzuar nga froni rivalin e tij, “Apple”. Statistikat thonë se kompania koreane është shitësi më i madh i telefonave inteligjentë në botë.

Sipas “StrategyAnalytics”, “Samsung”, në vitin 2015 ka shitur 24.1 për qind të të gjithë telefonave të hedhur në treg, duke e kaluar “Apple”, që kishte rreth 17.7 për qind të tregut.

Sipas kësaj analize, “Samsung” ka shitur 83.2 milionë telefona inteligjentë, ndërsa “Apple”, në vitin 2015 ka shitur 61.1 milionë iPhone.

Shtimi i shitjeve vjen pas hedhjes në treg të modeleve Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button