Ja cili lider kosovar është më i famshëm sipas Google

Hashim Thaçi është emri më i kërkuar në internet, derisa i fundit llogaritet të jetë Isa Mustafa – njeriu i cili aktualisht mbanë postin më të fuqishëm institucional. Express sjell të dhënat e GoogleTrends për Janar 2009 – Prill 2015.

Makina e kërkimit, Google, përveç tjerash, jep të dhëna të sakta edhe për kërkimet që bëjnë njerëzit në internet për terma dhe emra të caktuara.

Gazeta Express ka kërkuar në GoogleTrends për emrat e liderëve politikë kosovarë dhe rezultatet janë mjaftë interesante.

Siç mund të merret me mend, Hashim Thaçi rezulton të jetë emri më i kërkuar prej janarit të vitit 2008 deri më sot.

Pas tij vjen Ramush Haradinaj, Lideri i AAK’së, i pasuar nga Albin Kurti, ndërkaq pas Kurtit vjen Lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj.

Befasia qëndron tek emri më pak i kërkuar në internet.

Ai është Isa Mustafa, Lideri i LDK’së, i cili aktualisht mbanë postin më të lartë institucional nga gjithë të përmendur në këtë kërkim në GoogleTrends.

Në vazhdim klikoni këtu për të parë në mënyrë të detajuar këto rezultate.

Lajme të ngjashme

Back to top button