“Bashkimi kombëtar”, Kathimerini: Rama po sillet si injorant në histori

Gazeta prestigjoze greke “Kathimerini” ka shkruar lidhur me deklaratat e Edi Ramës për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas gazetës greke, me këto deklarata, Rama ka zhgënjyer ndërkombëtarët që besuan se në krye të Shqipërisë erdhi një kryeministër modern.

“Të gjithë ndërkombëtarët prisnin që në Shqipëri të kishte një politikë ndryshe. Të gjithë prisnin që kryeministri i Shqipërisë të ishte një person me vlera evropiane. Ndërkombëatarët ishin mërzitur me fjalët e Berishës për ‘Shqipëri të Madhe’ apo ‘Shqipëri Etnike’. Të gjithë prisnin që Rama të mbante qëndrime europiane. U zhgënjyen të gjithë. Jo vetëm që mbetën në baltë premtimet për një Shqipëri europiane, por Rama ka hapur probleme edhe me nacionalizmin”, shkruan gazeta në fjalë.

Gazeta helene vijon më tej, duke thënë se Rama duhet të jetë injorant në histori kur thotë se shqiptarët do të bashkohen, pasi kjo do të thotë destablitet rajonal.

Në fund të artikull, thuhet se nëse duheshka të bashkohen shqiptarët, atëherë përse edhe grekët, edhe serbët, edhe boshnjakët të mos kërkojnë bashkim në një shtet. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button