Miravci mposhtë Shkupin

Në kuadër të xhiros së katër të Ligës së Dytë Futbollistike të Maqedonisë mbrëmë në program kanë qenë ndeshjet e javës së katër, ku në qendër të vëmendje padyshim ishte ndeshja derbi e kësaj jave në mes Miravcit dhe K.F Shkupi, e cila ju takoj ekipit vendas me rezultat 3:1.

Seria e golave  u hapë që në sekondat e para të fillimit të ndeshjes kur referi kryesorë akordoi penalti për Miravcin pas një ndërhyrje në zonë e rreptësisë nga ana e portierit Burhan Mustafa, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Gjatë gjithë takimit sipas futbollistëve të Shkupit nga ana e referit kryesorë ka pas vendime skandaloze e cila i dha një kahje krejt të gabueshme këtij takimi.

Ndërsa golin e vetëm për Shkupjanët, dhe të fundit të takimit e shënoj Ertan Hasani.

Rezultatet e kësaj jave janë:

Vrapçishti-Sileksi 1:1,  Novaci-Magjari 1:2, Llokomotiva-Borec 0:6, Tiveria-Teteksi 0:2, Miravci –Shkupi 3:1, Skopje-Zajasi 3:1, 11 Oktomvri-Pobeda 0:1, ndërsa takimi Rufeja –Drita do të zhvillohet sot.

Në tabelën e klasifikimit Vrapçishti mbanë vendin e 5 me 7 pikë, Shkupi vendin e 7 me 6 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button