VMRO-DPMNE për “bombën”: LSDM dha autogolin e radhës

Partia në pushtet VMRO DPMNE në reagimin e saj ndaj bombës së sotme të opozitës, theksoi se LSDM-ja edhe pse tregoi se punojnë vetëm për interesat e huaja, treguan se nuk kanë asnjë kapacitet dhe kredibilitet për udhëheqje të politikës reale.

Sipas tyre,  Zaev është është futur aq thellë në destruktivitet që tashmë ka hyrë edhe në defaktorizimin e partisë së tij dhe vetëshkatërrim.

“Me performancën e tij dhe me materialet e sotme të krijuara, të prera, të ngjitura dhe të montuara Zaev dha një autogol dhe vërtetoi se pikërsht rrjeti i agjentëve të bashkëpuntorit të tij Zoran Verushevski, në mënyrë të paligjshme ka përgjuar për të holla dhe sipas udhëzimeve të Verushevskit, me çka i vërtetoi dyshimet themelore për të akuzuarit në rastin Puç. Të gjithë e kanë të qartë se Zaevi dhe grupi i tij, siç e pranuan edhe vetë para institucioneve, i organizuan përgjimet dhe vepruan në bashkëpunim me elementet e huaja”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button