Barcelona shkatërron Getafen 6:0

Klubi katalunas, Barcelona, ka shënuar fitore të thellë në përballje me Getafen.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi 6:0, duke ia shkaktuar një tjetër humbje të thellë Getafes, pas asaj 9:1 të pësuar nga Real Madridi.

Leo Messi (9’p dhe 47’), Luis Suarez (25’ dhe 40’), Neymar (28’) dhe Xavi Hernandez (30’) shënuan golat e këtij triumfi për vendasit.

Barcelona tani ka 84 pikë në pozitën e parë në renditje në La Liga, pesë më shumë se Reali, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button