Rama: Arrestimin e Berishës nuk e vendos unë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë një interviste televizive në Top Chanel , tha se nuk ishte ai që e vendoste fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nga qytetarët, Rama tha se për arrestimin ose jo të Berishës nuk vendoste ai. Në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë shpjegoi se janë qytetarët ata që përcaktojnë edhe rolin që do të ketë Sali Berisha. “Këtë nuk vendos unë”, tha Edi Rama, duke iu përgjigjur mesazheve nga qytetarët.

Në të njëjtën kohë, ai premtoi edhe një reformë në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga vjeshta e ardhshme. Sipas shefit të qeverisë, reforma do të japë efektet e saj. Disa ish-ministra të qeverisë “Berisha” po hetohen nga prokuroria për afera të ndryshme. Ridvan Bode, Myqerem Tafaj dhe Spiro Ksera, ndodhen tashmë nën lupën e organit të akuzës, ndërsa nuk ka asnjë nismë ndaj ish-kryeministrit Berisha, megjithë akuzat e shumta publike ndaj tij.

Rama foli edhe për procesin zgjedhor që do të mbahet në Shqipëri më 21 qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button