Ahmeti-Thaçi: Shqiptarët nuk duan luftëra, integrimi ideali i përbashkët

Kryetari I BDI-së Ali Ahmet dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit në Prishtinë biseduan për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se, e ka njoftuar Thaçin lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni. Të dy nikoqirët e takimit, u pajtuan se e ardhmja e përbashkët e shqiptarëve është në integrimet evropiane.

Ndërsa, lidhur me zhvillimet e fundit në zonën e Karadakut, ku Ministria e Punëve të Brendshme është duke realizuar aksione policore, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se, janë në komunikim me banorët e zonës, dhe se është i njoftuar lidhur me veprimtarinë e organeve të policisë Maqedonase.

“Jemi në komunikim me banorët e zonës, ka veprimtari të organeve të policisë së shtetit ata polic janë djem tanë që patrullojnë në terren. Shqiptarët nuk duan luftëra. Idealet e shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jenë Integrimet Evropiane”, tha ndër të tjera kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai theksoi se, aktualisht po bëhen përpjekje që heqjen e kufijve e jo për vendosjen e kufijve të ri.

Sa i përket kësaj, Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, tha se Institucionet e Kosovës mbështesin marrëveshjen e Ohrit dhe se raportet ndërmjet dy vendeve janë të mira.

Nga ana tjetër, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, theksoi se ky subjekt politik është votuar nga shqiptarët për të qenë në qeveri.

“BDI ka kërkuar monitorim nga ndërkombëtarët për të mos u kontestuar nga asnjëra pale. Ne e kemi kontestuar rastin monstra. Ne jemi në qeveri për të zgjidhur probleme”, u shpreh ai.

Ai tha se, janë duke e finalizuar agjendën për hapat e mëtutjeshëm, pas gjendjes së krijuar në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button