Raportet me BDI-në, jo ideale por, të mira

Lidhur me deklarimet e Ilija Dimovski, se shmangia e konfrontimit  fizik mes deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së para pak ditësh, tregojnë për një problem politik më të thellë.  Bujar Osmani, thotë se ajo ishte më tepër cështje rasti apo e lodhjes.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së, Ilija Dimovski, njëri ndër aktorët politik më kontradiktor pas nënshkrimit të raportit, konsideron se problemet politike që karakterizuan  gjithë procesin nuk ishte forma e vetme e  paraqitjes së problemit.  Ilija Dimovski  pranone se problemet që u paraqitën ishin parasë gjithash pasoj e konfliktit politik në mes LSDM-së deh VMRO-së, por kjo nuk ishte forma e vetme shfaqjes.  “ Para disa ditësh u shmang një konflikt në mes deputetëtve te opozitës dhe BDI-së, që tregonë për një problem politik më të thellë”, thotë Dimovski.  Në anën tjetër , thotë ai, raportet tona me BDI-në janë të njohura për opinionin, veprojmë shumë sinqerisht. Nuk kemi treguar se ato janë ideale  dhe pajtohemi por, dua të theksojë se vazhdimisht komunikojmë  dhe arrijmë të bëjmë progres për qytetarët.

Zëdhënësi I BDI-së, Bujar Osmani thotë se është e natyrshme  të ketë dallime në mes nesh. Ne jemi dy parti fituese që përfaqësojmë dy etnitete të vecanta. Me  gjithë dallimet  si  partner të koalicionit qeveritarë, ne i kemi të përcaktuara qartë parimet mbi të cilët duhet ët udhëhiqet shteti. Problemet tjera që ndërkohë  mund të jenë pjesë e jetës politike arrijmë që ti diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje.

Lidhur me deklarimet e koordinatorit të VMRO-së, Ilija Dimovski, se konflikti në mes dy partive opozitare maqedonase  nuk ishte konflikti i vetëm dhe se shmangia e konfrontimit fizik mes deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së para pak ditësh, tregon për një problem politik më të thellë, Bujar Osmani, thotë se ajo ishte më tepër cështje rasti apo e lodhjes.  Ai thotë së nuk kemi pasur raporte të vecanta me asnjërën parti. Përkundrazi shtonë Osmani në takimet e kryetarit Ali Ahmeti me liderin e LSDM-së, kemi inkurajuar atë që të jetë më I përgatitur dhe të punojë për cështjet e rëndësishme me të cilët ballafaqohet shteti./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button