Analisti serb: Thaçi-Daçiç, 3 me 0

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dushan Janjiç, kritikoi ashpër qeverinë e Serbisë, lidhur me qëndrimin e mbajtur për pjesëmarrjen e ministrit Thaçi në konferencën, që do të mbahet nesër në Beograd.

Analisti serb tha se Beogradi veproi në mënyrë të gabuar, kur tha se do të arrestojë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, nëse ai do të shkonte për një vizitë në kryeqytetin serb.

Analisti Janiç, gjatë një interviste për “Klan Kosovën, tha se qeveria serbe dëshmoi dyfytyrësi me veprimin që e bëri ditë më parë.

Ndërkohë, analisti serb u përgjigj me një batutë, duke thënë se Thaçi fitoi 3 me 0 në raportin ndërmjet kryediplomatiti Ivica Daçiç.

“Në këtë rast Hashim Thaçi u bë si ai futbollisti që nuk luan fare në një lojë, por e fiton ndeshjen me rezultatin 3:0. Nga kjo, bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar në tërësi se ka urdhër-arrest për Thaçin në Serbi, gjë për të cilën shumë njerëz nuk e kanë ditur. Po ashtu ky refuzim ndaj Thaçit ka dëshmuar dyftyrësinë e Ivica Daçiçit, i cili kur takon Thaçin diku, paraqitet si një njëri tjetër, ndërsa kur flet në Serbi jep deklarata nacionaliste”, tha Janjiç.

Ky i fundit theksoi se veprime të tilla dëmtojnë dialogun e zhvilluar në Bruksel për rritjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button