FIFA dhe UEFA kërcënojnë me përjashtim Greqinë

Greqia rrezikon të dalë nga Europa dhe nuk bëhet fjalë nga zona euro, por për Greqinë e futbollit.

Përjashtimi nuk është një kërcënim që vjen nga trojka, por nga Fifa e Blatter dhe Uefa e Platini. Të dy organizmat ndërkombëtarë janë irrituar me ligjin e ri të qeverisë Syriza, i cili do të hidhet në votim mes 4 dhe 5 Majit, kundër dhunës në stadiume. Në ligjin e ri i jepet pushtetit ekzekutiv grek, tagri për të gjobitur deri në 17 milionë Euro klubet për dhunën në stadiume, duke i marrë në këtë mënyrë këtë pushtet dy organizmave maksimale të futbollit, transmeton Supersport.

Fifa dhe Uefa i janë drejtuar Parlamentit grek me një letër ku shkruhet.

“Nëse kjo norme do të aprovohet nuk do të kemi asnjë zgjedhje tjetër përcse të përjashtojmë Federatën Greke të Futbollit”. E thënë më thjeshtë, nëse dicka e tillë ndodh, as Kombëtarja greke dhe asnjë klub nuk mund të marrë pjesë në Kompeticionet Ndërkombëtare.

Nga tonet e forta që po përdoren gjykohet se do të jetë e vështirë që raportet të përmirësohen. ” Kontrollet e Uefa-s dhe Fifa-s qartësisht kanë dështuar këtë e demonstrojnë faktet dhe ne nuk do të bëjmë hapa pas”, – deklaroi zv/ministri grek i sportit Stavros Kontonis, duke i ftuar të dyja institucionet futbollistike për një takim por duke paralajmëruar. “Sigurisht që nuk do të ndryshojmë filozofinë e ligjit tonë për Uefan dhe Fifan, por me sa duket Uefa dhe Fifa më shumë se sa për të shpëtuar sportin, mendojnë të destabilizojnë rendin kushtetues në vendin tonë”.

Futbolli grek po jeton një perijudhë të vështirë për shkak të dhunës mes ultrave, kampionati këtë vit është pezulluar tre herë.

Lajme të ngjashme

Back to top button