Një traktorist i dehur ka sulmuar një polic
Një traktorist i dehur ka shkaktuar një aksident trafiku ndërsa kur policia ka arritur të intervenojë ai ka filluar ti fyej e më pas ka sulmuar njërin nga policët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në Jegunovcë në afërsi të Tetovës.
Policia ka arrestuar personin dhe më pas është vërtetuar prania e madhe e alkoolit në gjak.