Komuna e Strugës mobilizohet për rrugët e dëmtuara

Prej disa ditësh ka filluar sanimi i rrugëve, përkatësisht mbushja e gropave dhe pjesëve të dëmtuara të rrugëve në territorin e Komunës së Strugës me asfalt të ri dhe cilësor, thuhet në komunikatën e shërbimit për informim të komunës së Strugës. .

“Mjetet të dedikuara për këtë qëllim denarësh   janë të siguruara nga buxheti i Komunës së Strugës në shumë totale prej 9. 000. 000. Sanimi ka filluar në disa lagje problematike të qytetit , ndërsa ka vazhduar edhe në lokacione të tjera të Komunës së Strugës . Komuna e Strugës ,me gjithë vështirësitë e mëdha , premton se nuk do të lejojë asnjë pëllëmbë rruge në Komunën e Strugës pa e sanuar, se nuk do të lejë as edhe një gropë pa mbushur ,  në mënyrë që qarkullimi i njerëzve, mjeteve dhe i mallrave të bëhet sa më shpejtë dhe sigurt. Aksioni i mbushjes së gropave do të vijojë ditët e ardhshme nëpër të gjitha vendbanimet e Komunës së Strugës”, thonë nga komuna.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button