Kurora e funeralit vendoset para Qeverisë (FOTO)

Anëtarët e Plenumit të gazetarëve, gazetarë dhe qytetarë janë grumbulluar para qeverisë për të dorëzuar kurorën e funeralit para Qeverisë, pasi mbrëmë dikush e ka sjellë në shtëpinë e gazetarit Borjan Jovanovski në shenjë kërcënimi.

Svetllana Jovanovska, gazetar dhe motra e gazetarit Jovanovski tha se familja dhe fëmijët kanë qenë shumë të tronditur nga ky akt i trishtë.

Gazetarja Biljana Sekullovska ka kërkuar nga Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, mbrojtjen e gazetarëve dhe tha se nëse nuk e plotësojnë këtë kërkesë atëherë gazetarët do të llogaritin se ky akt është bërë nga vet qeveria.

11178487_10205191475939689_2065898886_n

venec

Lajme të ngjashme

Back to top button