Prishtina me +2 do të shkojë në Bullgari

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina është shumë parë trofeut të parë ndërkombëtar, pasi ka mposhtur Rilskin në ndeshjen e parë finale te Ligës Ballkanike me rezultat 74:72.

Prishtina deri te kjo fitore ka ardhur vetëm pas lojës së mirë në çerekun e katërt, pasi në tre çerekët e parë Rilski ka qenë skuadër më e mirë.

Çereku i parë përfundoi 21:27 për Rilskin, ndërsa pjesa e parë përfundoi me 5 pikë epërsi të mysafirëve 38:43.

Prishtina u këndell në çerekun e tretë ku e ngushtoi epërsinë në vetëm një pikë 55:56, ndërsa fitoren e arriti në çerekun e fundit me rezultat 74:72.

Kjo fitore edhe pse me rezultat të ngushtë do të jetë shumë e rëndësishme për ndeshjen e kthimit, pasi Prishtina do të ketë epërsinë fillestare.

Lajme të ngjashme

Back to top button