Peja sundoi në Kumanovë

Ekipi i Pejës shkëlqeu dhe si mysafir e gjunjëzoi me rezultat 93:83 Kumanovën, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit A në Ligën Ballkanike. Basketbollistët e Pejës administruan lojën me mençuri, treguan mbrojtje të fortë, ishin efikas dhe e tronditën ekipin vendas.

Basketbollisti slloven, Mocnik, me dinakërinë e tij, ishte i pandalshëm, duke realizuar 28 pikë që ishin edhe vendimtare për fitoren e madhe të ekipit pejanë. Në dy çerekët e parë, vendasit ishin për një nuancë më të mirë dhe bile ishin në epërsi 40:35 në minutën e 20-të.

Peja me përkrahje edhe në Kumanovë
Peja me përkrahje edhe në Kumanovë

Peja në dy çerekët e fundit treguan veten, bënë lojë të bukur dhe kaluan në epërsi 60:62 në minutën e 30-të.

Mocnik me bashkëlojtarë të tjerë, si: Hajrizi (15), Shaptahoviq (14), Brkiq (12), Veseli (11) etj. deri në fund thelluan epërsinë dhe fituan ballafaqimin me dhjetë pikë epërsi (93:83). Peja me 15 dhjetor në konak pret ekipin malazez, Sutjeska nga Nikshiqi.

Katër ekipe tashmë janë me pikë të barabarta (8): Rilski, Sutjeska, Kumanova e Peja.

Lajme të ngjashme

Back to top button