Vetëm pse foli pa leje, u rrah brutalisht nga mësimdhënësi (Video)

Nxënësit janë bërë dëshmitarë të një dhune të vrazhdë, kur mësimdhënësi e ka qëlluar në fytyrë një nxënëse.

Vajza 14-vjeçare, që kishte biseduar diçka me shoqen e bankës, është qëlluar më pas me libër në kokë.
Ajo mundohej që të mbrohej nga goditjet e mësuesit, por më kot.

Pasi që e tërhoqi për dore dhe e hodhi në dysheme, e ka qëlluar me shqelma në trup, në prani të tërë klasë, transmeton Telegrafi.

Regjistrimin që e ka bërë vjedhurazi një nxënës, është postuar në rrjete sociale në Kinë.

Autoritetet në vend e kanë zbuluar identitetin e viktimës dhe të mësimdhënësit, rreth të cilit kanë filluar hetimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button